Manchester City fut në krizë Chelsea, fitorja e tretë radhazi

Angli | 6 vite më parë

Manchester City prodhoi padyshim paraqitjen e tij më të mirë të sezonit me një fitore 3-1 në fushën e Chelsea. Skuadra e e Pep Guardiolës, me këtë fitore, e ka vendosur veten menjëherë në listën e skuadrave pretendente për titull dhe në të njëjtën kohë grumbulloi presion të mëtejshëm mbi Frank Lampard.

“Qytetarët” i kanë dhënë një goditje me këtë rast dhe çështjes së shpërthimi të Covid brenda klubit me një fitore të tretë radhazi, për herë të parë këtë sezon dhe të ngjiten në vendin e pestë në tabelë.

Pep Guardiola i dha një debutim në Premier League portierit Zack Steffen, që pas një fillimi nervoz, portieri kishte një mbrëmje të qetë në përgjithësi.

Në përgjithësi City u rikthye në kohët e lavdishme me lojën e treguar, sidomos në pjesën e parë ku siguroi dhe fitoren. Goli i mrekullueshëm i Ilkay Gundogan në minutën e 18-të bëri që të besuarit e Pep Guardiola të zgjidhnin gjithçka në pak minuta me Foden 21’ dhe De Bruyne 34’. 

Goli për skuadrën vendase u shënua nga Hudson-Odoi në fundin e takimit

Nga ana tjetër, skuadra e Chelsea ka rrëshkitur në vendin e tetë në klasifikim dhe duket se ka humbur besimin, të paktën kështu tregojnë rezultatet e ndeshjeve të fundit, që sinjalizojnë për një krizë në sfond.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme