Pesë pozitivë te skuadra e Guardiolës, Lampard: City-Chelsea

Angli | 6 vite më parë

Gjatë konferencës për shtyp, në funksion të sfidës me Chelsea, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka konfirmuar se pesë lojtarë tëw skuadrës së tij janë të prekur me Covid. Pas shtyrjes së ndeshjes me Everton, formacioni i drejtuar nga trajneri spanjoll do të paraqitet rregullisht në sfidën me Chelsea, të paktën deri tani nuk ka ndonjë njoftim që mund të sjellë ndryshimin e planeve.

Duke folur për sfidën e të dielës, trajneri i Chelsea, Frank Lampard ka bërë të ditur: “Unë jam i vetëdijshëm për situatën te City, por për momentin ndeshja është e konfirmuar, do të luhet. City ka patur probleme në kampin e stërvitjes, ashtu sic kemi patur edhe ne, por situata nuk ka ndikuar te grupi”.

Nëse nuk do të ketë një njoftim të dytë, në lidhje me situatën e krijuar, sfida është e programuar për tu luajtur në datën 3 janar, ditën e diel, në orën 17:30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme