Everton i Ancelotti-t ndalet, West Ham fiton në Goodison Park

Angli | 6 vite më parë

Humbja e pestë  sezonale për Everton të trajnerit Carlo Ancelotti. Të besuarit e trajnerit italian, në javën e 17-të të Premier League, nuk kanë mundur të triumfojnë përballë West Ham. Gjithcka u vendos nga një gol i Soucek katër minuta para fundit të sfidës, i cili shfrytëzoi në mënyrën më  të mirë  të mundshme rastin e krijuar . 

Ndjekësi më i afërt i Liverpool ndalet pas katër fitoresh radhazi, ndërsa “Hammers” ngjiten në kuotën e 26 pikëve. Mbrëmja do të mbyllet me sfidën mes Manchester United dhe Aston Villa, ndërsa nesër do të rikthehen në fushë Tottenham e Leeds.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme