Mourinho polemizon për Tottenham-Fulham: Mungesë profesionalizmi

“Nuk dua të flas shumë për këtë, sepse ishte dicka joprofesionale. Por ndodhi. Ne ishim gati për të luajtur, por na hodhën në erë punën e një jave”. Jose Mourinho i është rikthyer edhe njëherë derbit londinez, të planifikuar për tu luajtur më 30 dhjetor, por që u shty për shkak të Covid-19. Gjithcka lidhej me skuadrën e Fulham, me rastet pozitive te lojtarët dhe stafi.
Por ajo që bëri më shumë zhurmë ishte vendimi që u mor për shtyrjen e ndeshjes, vetëm katër orë para fillimit të saj. Një gjë e tillë tërboi Special One, i cili kishte publikuar më parë një foto të skuadrës së tij me mbishkrimin: Ndeshja në orën 18:00 dhe ne akoma nuk e dimë nëse do të luajmë. Liga më e mirë në botë…”. Më pas, në orët në vazhdim, ai ka rritur dozën e kritikave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




