Liverpool, Klopp: Një barazim me shijen e humbjes

Liverpool barazoi në shtëpi 1-1 kundër skuadrës së parafundit në klasifikim, West Bromwich Albion dhe humbi mundësinë për të rritur distancën në pesë pikë nga ndjekësi më i afërt (Everton i Ancelotti):
“Djemtë janë shumë të irrituar, është një barazim që ka shijen e humbjes për mënyrën se si lindi- tha trajneri gjerman Jurgen Klopp në fund të ndeshjes së luajtur në Anfield-. Në pjesën e parë ishte një lojë shumë e çuditshme, ne kishim mbi nëntëdhjetë përqind të mbajtjes së topit”.
“ Nuk mbaj mend kundërsulmet e pësuara, ne gjithmonë kemi luajtur topin dhe është një përpjekje e madhe për të qëndruar në rrugën e duhur për 45 minuta. Por ritmi ynë nuk duhej të ndryshonte, gjithashtu sepse kur morëm epërsinë West Brom nuk e ndryshoi qëndrimin”.
“Në fillim të pjesës së dytë ata krijuan shumë, ne u mbyllëm dhe pritëm të kalonte momenti. Është vetëm faji ynë sepse kishim mundësinë të shënonim golin e dytë, por përfundoi 1-1 dhe duhet ta pranojmë. Nuk ka shumë kohë për të ardhur keq për veten tonë, pas tri ditësh ne jemi përsëri në fushë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




