Euroliga në RTSH: Olimpiakos “pushton” Principatën

Olimpiakos ka fituar ndaj Monakos 80-89 pas një beteje të gjatë në Principatë. Ishte një takim ku diferencat ishin minimale dhe udhëheqja e takimit ndryshoi 20 herë sa në krahun e skaudrës udhëtuese nga Piereu sa ne krahun e francezëve. Në periodën e parë është Monako që ndjehet më e plotë në lojën që ndërton falë pasimeve të Mike James dhe koshave të Diallo dhe Papajanis.
Në periodën e dytë Olimpiakos ndryshon marsh dhe falë Mekisic arrin që në fund të kalojë në avantazh me 2 trepikësha 45-47. Në fund të pjesës së parë Bartzokas, trajneri i Olimpiakos shprehet qartë se na mungon agresiviteti në mbrotje.
Në periodën e tretë ka shume ekuiliber dhe nuk ka diferencë më shumë se 3 pikë. Monako luan shpejt dhe me kundërsulme por dhe me qendrat e saj i vë në vështirësi helenët, të cilët së pari humbasin Vezenkov për disa minuta për shkak të një të care nën vetull dhe me tej vuajnë pasaktësinë e Fornier në gjuajtje.
Në periodën e katërt Bartzkoas vendos ta ulë Fornier pasi konsumi i tij e fut në telashe skuadrën nga Pireu. Nis gara e trepikëshave për të dyja skuadrat me një saktësi të admirueshme duke shkuar deri në 3 minutat e fundit në barazim.
Këtu del në skenë Mekisic dhe Vezenkov dhe arrijnë një avantazh që nuk ishte prekur kurrë më parë me 10 pikë, 77-87. Në fund Monako nuk mund të bëjë asgjë përveçse të luftojë për uljen e diferencës, e cila do të shërbejë për ndeshjen e kthimit. Përfundon 80-89 dhe Olimpiakos qëndron në vend të 3-të duke u barazuar me Fenerbahcen e vendit të dytë me pikë, ndërsa Monako me këtë humbje zbret në vend të 5-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




