Cleveland e katërta skuadër në historinë e NBA që nis sezonin

Basketboll | 2 vite më parë

Cavaliers kanë mundur edhe Charlotte duke kthyer në një start ëndrrash këtë fillim sezoni të NBA. Ekipi nga Cleveland ka rregjistruar fitoren e 15-të radhazi në po kaq takime të këtij sezoni përballë Hornets duke barazuar kështu një rekord të vendosur më parë nga tri skuadra.

Cavs mundën 128-114 ekipin e Hornets në një duel ku spikati Darius Garland me 25 pikë. Ndërsa paraqitje për tu vlerësuar ishte edhe ajo e e Ty Jerome, i cili luajti në vend të Donovan Mitchell, duke rrealizuar 24 pikë në “Rocket Mortgage FieldHouse” të Cleveland.

Një sipërmarrje të tillë më parë e kishin bërë Washington Capitols dhe Houston Rockets respketivisht dhe në 1949 dhe 1994. Ndërsa në 2016-ën Golden State Warriors, shkoi edhe më tutje duke vendosur një rekord absolut 24-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme