Fitore me përmbysje edhe në transfertë, Bostoni një hap larg

Finalja e Konferencës së Lindjes të NBA ka një pronar të vetëm, i cili quhet Boston Celtics. Djemtë e Joe Mazzullas, të cilët ishin më të mirët në sezonin e rregullt, konfirmuan forcën e tyre dhe bënë një përmbysje të madhe kundër Indiana Pacers.
Tatum (36 pikë) dhe shokët e tij përmbysin disavantazhin e 18 pikëve dhe parakalojnë rivalët 39 sekonda para përfundimit të ndeshjes, duke fituar 114-111. Një sukses me shumë vlera, sepse Bostoni fluturon dhe çon në 3-0 serinë e ndeshjeve finale.
Indiana Pacers nuk kishin humbur kurrë në shtëpi në play-off (gjashtë fitore nga gjashtë) dhe ishin të pamposhtur në “Gainbridge Fieldhouse” për dy muaj, por ranë kundër një ekipi që ka fituar gjithmonë në transfertë në sezonin aktual të NBA-së. Në fakt, Boston Celtics kaluan në epërsi 3-0 me një përmbysje legjendare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




