Shqipëria, nuk justifikon as pjesëmarrjen

Basketboll | 4 vite më parë

Shqipëria në basketboll për femra ka regjistruar humbjen e katërt në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, teksa pasditen e së dielës, në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt, është mundur nga Polonia me 86 pikë diferencë. Një misioni i përmbushur për mikeshat, të cilat në katër ndeshje kanë regjistruar vetëm dy fitoret ndaj Shqipërisë.

Diferencat janë të mëdha që në periodën e parë, që Polonia e ka fituar 43-6. Luhet me të njëjtin ritëm dhe në të dytën, 37-6 dhe në pushim polaket kanë kryesuar 80-12. Periodën e tretë e kanë nisur disi më ritëm të ulët prej së cilës përfiton Shqipëia për të shënuar disa pikë në këtë takim. 20-24 për Poloninë dhe në total 32-104. E fundit 18-32 dhe në total 50-136. Për Shqipërinë u dallua Enisa Qosja me 5 pikë të shënuara, 5 rrëmbime topi në tabelë dhe 1 rrëmbim topi në aksion e sipër.

Tanimë Shqipëria rikthehet në fushën e lojës në shkurt, atje ku do të luajë me Slloveninë në transfertë dhe do të presë Turqinë për të mbyllur fushatën e këtyre kualifikueseve të Europianit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme