Teuta, triumf në çerekfinalen e Ligës Unike

Basketboll | 5 vite më parë

Teuta e ka fituar ndeshjen e parë të raundit çerekfinal në Ligën Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj. Pikërisht të mërkurën pasdite, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, Teuta ka fituar me 15 pikë diferencë ndaj Tiranës, 96-81. Perioda e parë ishte e ekuilibruar fituar nga durrsakët, 29-23.

Tirana përmirëson lojën dhe si e tillë është ajo triumfuese në periodën e dytë, 21-24 e Teuta në pushim ishte në kryesim vetëm me tre pikë diferencë avantazh, 50-47. 24-18 e treta për “djemtë e detit”, që thellojnë në 74-65. E fundit 22-16 dhe në total 96-81 për Teutën.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave, ndërsa Prizreni 16 ka fituar në transfertë ndaj Rahovecit, 98-93. Dy të kualifikuarat do t’i bashkohen Golden Eagle Yllit, që është fituesja në fuqi e Ligës Unike, dhe Pejës për fazën finale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme