“Finalja e Botërorit duhet të riluhet”, hipoteza e pabesueshme

Humbja me penallti kundër Argjentinës ende i shqetëson francezët. Pesë ditë më vonë ende nuk janë zbutur polemikat për arbitrimin e finales ndaj amerikano-jugorëve. L’Equipe shënoi drejtimin e arbitrimit të gjyqtarit polak Szymon Marciniak me një 2. Por ka nga ata që kanë promovuar një peticion për të ripërsëritur finalen.
Në vend që të meren me një ekip që u pa vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes dhe në momente të caktuara në kohën shtesë, francezët akuzuan arbitrin: “Ai është i shitur!”. Dhe për këtë, me një grumbullim firmash të firmosur tashmë nga gati dyqind mijë persona, tashmë në Francë kërkojnë që ndeshja të përsëritet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



