Pelerina që Messi veshi në skenë, ja çfarë është

Uncategorized | 4 vite më parë

Pelerina që Messi veshi pak para se të ngrinte Kupën e Botës quhet “bisht” dhe është një element veshjeje tipike për vendet e Gjirit Persik. Ka qenë Emiri Al Thani që e ka ftuar Leon ta vendosë mbi supe, nën sytë e Infantinos, pranë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të aktit të fundit të Botërorit në Katar. Një ftesë që argjentinasi e pranoi pa hezitim, duke veshur mantelin e zi transparent edhe gjatë festimeve me shokët e skuadrës.

Veshja tradicionale e meshkujve e vendeve arabe, në Katar “bisht” është në fakt edhe një simbol që karakterizon burrat e shquar të vendit. Një mënyrë për t’i bërë homazh kulturës arabe nga njëra anë dhe për të kurorëzuar protagonistin e madh të mbrëmjes nga ana tjetër dhe për të riafirmuar universalitetin e madh të futbollit.

Gjithçka ndodhi në pak çaste. Sapo ka dalë në skenë për të marrë kupën, Messi është afruar nga emiri i cili i ka dorëzuar pelerinën. Ofertë e pranuar menjëherë nga kampioni argjentinas, i cili mori veshjen tipike të Gjirit Persik, mori trofeun në duar duke shkuar për të festuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës me pelerinën mbi supe.

Një detaj që padyshim që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka nxitur kureshtjen e miliona shikuesve në mbarë botën, të cilët kanë ndjekur live skenën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme