Maroku, Regragui: Nuk është finalja që donim, por…

Uncategorized | 4 vite më parë

Walid Regragui, trajneri i surprizës së madhe të Botërorit, Marokut, prezanton finalen për vendin e 3/4 kundër Kroacisë. “Nuk është finalja që donim, por është një moment i madh për ne. Lodhja është një faktor i rëndësishëm. Është një sfidë që duam ta kapërcejmë për të përfunduar të tretët. Qëllimi është të përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, komentoi ai në konferencën për shtyp.

“Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar në vendin e tretë. Mesazhi është se na ka mbetur edhe një ndeshje, djemtë e kanë kuptuar mirë që të jesh i treti nuk është njësoj si të jesh i katërti. Disfata është tretur mirë mendoj. Nuk ka nevojë për detaje motivimi, ne luajmë për vendin tonë. Nuk është finalja që donim të luanim, por qëllimi është gjithmonë të përfundojmë sa më lart. Pas Portugalisë mendova se mund ta fitonim Kupën e Botës”.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme