Trajneri Van Gaal: Holanda i ka mundësitë

Uncategorized | 4 vite më parë

“Messi është lojtari më i rrezikshëm, ai është në gjendje të krijojë dhe të shënojë vetë. Por kur ata humbasin topin ai nuk merr pjesë shumë në aksion, kjo na jep mundësi”. Kështu ka deklaruar trajneri holandez, Louis Van Gaal në kuadër të ndeshjes çerekfinale kundër Argjentinës. “Çfarë plani për ta ndaluar atë? Do ta shihni të premten, nuk do të them”, shtoi ish-trajneri i Ajax-it dhe Barcelonës.

“E njoh, por nuk di si ta ndaloj – pranoi Frenkie de Jong, bashkëlojtar i ‘Pulce’ për dy sezone – Ai ka bërë  ndryshimin prej 15 vitesh, nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë”. Dueli Messi-van Dijk mund të jetë vendimtar për fatin e ndeshjes. “Është një nder të luajë kundër tij – pranoi qendërmbrojtësi i Liverpool – Por nuk jam unë kundër tij apo Holanda kundër tij. Është Holanda kundër Argjentinës. Askush nuk mund ta bëjë këtë vetëm, ne do të duhet të krijojmë një plan të mirë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme