Katar 2022, ka nisur çmontimi i ‘Stadiumit 974’

Botërori nuk ka përfunduar ende fazën e 16-shes dhe në Katar tashmë ka nisur çmontimi i stadiumeve. Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, e fituar 4-1 nga brazilianët ishte e fundit e planifikuar në Stadiumin 974 të Dohas. Impianti i ndërtuar duke përdorur 974 kontejnerë detarë të ricikluar dhe që mund të çmontohet dhe rindërtohet tërësisht diku tjetër.
Punimet e çmontimit nisën, për t’u krijuar hapësira zonave të gjelbra dhe rekreative, më herët se sa pritej. Fillimisht ishte menduar të fillonin vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës. Stadiumi 974, i cili e ka marrë emrin nga kodi telefonik i Katarit dhe ka një kapacitet prej 44,950 spektatorësh, është një nga tre vendet e turneut të destinuara të ‘zhduken’ pas raundit të 16-shes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



