Sterling mungoi me Senegalin: bastisje me armë në shtëpinë e

Uncategorized | 4 vite më parë

Raheem Sterling humbi ndeshjen kundër Senegalit për shkak të një emergjence familjare. Sulmuesi i Chelseat, pasi mori dhe lejen nga trajneri Southgate, u largua nga kampi stërvitor për t’u kthyer në Angli dhe për të qëndruar pranë gruas dhe tre fëmijëve të tij pasi mori lajmin për një sulm të armatosur nga disa hajdutë në shtëpinë e tij.

 “Prioriteti i tij është të jetë me familjen e tij, ne do ta mbështesim dhe do t’i japim të gjithë kohën që i nevojitet. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja është e para”, tha Southgate. Është e paqartë nëse Sterling do të kthehet në kohë për të luajtur në çerekfinale kundër Francës të shtunën më 10 dhjetor.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme