Gosens ngacmon Dumfries: Ishe MVP, buzëqesh pak më shumë

Uncategorized | 4 vite më parë

Denzel Dumfries ishte lojtari i ndeshjes kundër SHBA-së, në ndeshjen e parë të 16-shes në Botërorin e Katarit. Një gol, dy asistime, një pritje në vijë dhe çmimi MVP i lojës. Një trofe që mbrojtësi holandez e tregoi pa shumë entuziazëm, aq sa bashkëlojtari i Interit, Robin Gosens, e ka tallur me një histori në Instagram. “Vëlla fitove, bëre dy asistime, shënove një gol dhe të dhanë trofeun e ‘Man Of The Match’. Buzëqesh pak më shumë, të lutem”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme