Kroacia, Dalic: Respekt për Japoninë, do jemi të përqëndruar

Uncategorized | 4 vite më parë

“Spanja dhe Gjermania u dorëzuan përballë Japonisë, ata mund të kenë pasur besim të tepruar dhe Japonia i ndëshkoi për këtë”. Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, prezantoi kështu fazën e 16-shes të Kupës së Botës në Katar, ku ekipi i tij do të përballet me përzgjedhjen aziatike, një nga surprizat e këtij Botërori. “Do të duhet të kemi përqendrim maksimal pas humbjes së topit – theksoi ai – Ne kemi një ekip ekspertësh, nuk duhet të relaksohemi as për një sekondë. Ata nuk do të dorëzohen, as ne. Kemi respektin maksimal për Japoninë”.

 Trajneri është i bindur se Luka Modric nuk do të largohet nga kombëtarja në fund të Botërorit. “Ky nuk do të jetë turneu i fundit që ai do të luajë kundër Kroacisë – siguroi ai për mesfushorin 37-vjeçar – Ai është profesionist dhe është në formë të mirë, mund ta dalloni nga mënyra se si stërvitet. Ai punon për t’u përmirësuar. Do të duhet Luka edhe për një kohë në të ardhmen”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme