Maroku e Kroacia kualifikohen, Belgjika eliminohet

Uncategorized | 4 vite më parë

Belgjika nuk shkon përtej barazimit 0-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe eliminohet nga Botërori 2022. Në një ndeshje shumë të ekuilibruar plot shanse, më e madhja vjen nga këmba e djathtë e Lukakut, i aktivizuar në pjesën e dytë: sulmuesi i Interit goditi shtyllën me portën e boshatisur, më pas gllabëron dy mundësi të tjera dhe sfida nuk u zhbllokua më. Djajtë e Kuq i thonë lamtumirë garës, ndërsa nënkampionët në fuqi kualifikohen si të dytët e grupit dhe do të përballen me fituesin e Grupit E.

Surprizon Maroku, fiton dhe kualifikohet në fazën e 16-shes të Kupës së Botës për herë të dytë në historinë e tij. Në stadiumin Al Thumama në Doha, djemtë e Regragui mundën 2-1 Kanadanë dhe përfunduan në vendin e parë grupin F. Ndeshja u vendos nga goli i Ziyech, i cili përfitoi nga gabimi i Borjan në minutën e 4-të dhe goli në minutën e 23-të nga En Nesyri. Goli I kanadezëve, 1-2 erdhi falë autogolit të Aguerd në harkimin e Adekugbe.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme