“Profecia” që zbulon kampionin e Botës

Uncategorized | 4 vite më parë

Botërorët e Futbollit nxjerrin gjithmonë disa fakte kurioze. Kështu, futbollisti që del golashënuesi më i mirë i Kampionatit Evropian, me kombëtaren e tij fiton botërorin e ardhshëm. Sipas statistikave kjo gjë ka ndodhur në botërorët e 2010, 2014 dhe 2018. Futbollistë të tillë si: David Villa, Mario Gomez, Antoine Griezmann dolën golashënuesit më të mirë të Evropianit dhe dy vite me më pas me ekipet e tyre përfaqësuese u shpallën kampionë bote.

Në vitin 2010 ishte David Villa që fitoi Kupën e Botës me Spanjën, pasi shënoi pesë gola në Euro 2008. Më pas ishte Mario Gomez që shënoi tre në Euro 2012 dhe fitoi Kupën e Botës në 2014. Së fundi, Griezmann shënoi gjashtë gola në Euro 2016 dhe u kurorëzua kampion bote në vitin 2018 me Francën.

Por a do të ndodhë kjo gjë përsëri këtë vit, në Katar 2022? Sipas radhës i takon Portugalisë të fitojë Kupën e Botës sepse ka në radhët e saj, Cristiano Ronaldon, që u shpall golashënuesi i më i mirë i Euro 2020. Shifrat duket se luajnë në favor të Cristianos…

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme