Katar 2022, Familja mbretërore e Katarit presion FIFA-s për alkoolin

Dy ditë nga starti i Botërorit, FIFA-s i duhet që të merret me një çështje mjaft komplekese. Familja mbretërore e Katarit ka ushtruar presion mbi FIFA-n sa i përket shitjes të pijeve alkoolike në stadiume. Duke bërë kështu organi më i madh futbollistik do të futet në telashe pasi njëri prej sponsorve më të mëdhenj të kompeticionit, birra “Budweiser”, nuk do të ketë mundësi që të tregtojë produktet e saj brenda stadiumeve.
Siç dihet në Katar alkooli shërbehet vetëm në hotele dhe restorante të liçensuara ose në rezidenca jo myslimane që kanë një leje të veçantë.
“The Times” zbulon se në këto orë është në zhvillim e sipër një mbledhje urgjente mes “Budweiser” dhe FIFA-s. Me ndërhyrjen e familjes mbretërore shanset që “Budweiser” të shesë produktet e saj në tetë stadiumet e Katarit janë shumë të vogla.
“The New York Times” zbulon se ka qenë vetë sheiuku Jassim bin Hamad bin Khalifa al-Thani, i vëllai i mbretit të Katarit, ai që ka ndaluar alkoolin në stadiume.
Tani për tani tifozët mund të blejnë alkool vetëm në hotele, restorante, në zonat e rezervuara për fansat (në kohë të caktuara gjatë ditës) dhe në disa hapësira rreth stadiumeve. Por brenda në impiante nuk do të shitet asgjë. Mësohet se familja mbretërore nuk do të lejojë që një person të blejë më shumë se katër gota birrë për të evituar që të dehen. Për ata që do të dehen janë ngritur zona të caktuara ku do të shoqërohen dhe do të presin deri sa të kthjellohen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



