Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën

Formula 1 | 2 vite më parë

Çmimi i Madh i Brazilit do të jetë pjesë e historisë së Formulës 1 pasi finishin e kaloi një pilot, i cili u nis nga vendi i 17-të.  

Për Max Verstappen triumfi numër 62 në karrierë do të jetë një garë që nuk do të harrohet kurrë pasi sipërmarrja është me të vertetë epike. Në historinë e automobilizmit vetëm 0.005% e garave janë fituar nga pilotë, të cilët janë nisur nga vendi i 17-të e më tutje.

“Kjo është gara e karrierës sime, nuk kam dyshime për këtë që po them”, analizoi garën e bërë piloti holandez. Në 1.122 Çmimet e Mëdha të mbajtura deri më tani vetëm në 0.005% të rasteve piloti fitues është nisur minimumi nga vendi i 17-të. Statistikë kjo që tregon shumë mbi rëndësinë e fitores së pilotit holandez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme