Formula 1/ Vidhet statuja dedikuar Villeneuve, i biri: Nuk keni

Formula 1 | 2 vite më parë

Statuja dedikuar Gilles Villeneuve, ish-pilot i Formulës 1, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti në 1982, është vjedhur. Gjithçka ka ndodhur në Berthierville, në Kanada, në zonën pranë muzeut të dedikuar ish-pilotit të Ferrari-t mbrëmjen e 31 tetorit.

Këtë episod të shëmtuar e denoncoi Jacques Villeneuve. “Statuja e ngritur në nder të babait tim është vjedhur. Këto qënie pashpirt nuk meritojnë të konsiderohen njerëz. Nuk e di se çfarë kanë në kokë dhe në zemër këta njerëz”, ka shkruar i biri i legjendës së Formulës 1.   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme