F1, Binotto: Hamilton tek Ferrari? Jo, Leclerc është i jashtëzakonshëm

Formula 1 | 6 vite më parë

“Nuk mendoj se do të pendohemi për vendimin për të mos u përpjekur për të marrë Hamilton”. Mattia Binotto e tha këtë, duke shpjeguar se Ferrari nuk mendonte për Hamilton sepse ata ishin plotësisht të bindur për talentin e Charles Leclerc. “Në fund të ditës, merren vendime që konsiderohen si të duhurat”, vazhdoi menaxheri i ekipit të në një intervistë për Sky Sports.

“Tani kemi një pilot të jashtëzakonshëm si Leclerc, tek i cili kemi investuar shumë. Ne mendojmë se Charles ka talent të jashtëzakonshëm dhe me makinën e duhur është në gjendje të luftojë me Hamilton. Kemi bërë zgjedhjet tona dhe besojmë se ai dhe Sainz bëjnë një çift shumë të mire, të fortë. Unë nuk mendoj se do të kemi pendime të çfarëdo lloji”, përfundoi Binotto.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme