Anglia mban zi për Kevin Campbell, u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Futbolli anglez mban zi për Kevin Campbell, ish-yllin e Arsenal, Everton dhe Nottingham, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare. Pas njoftimit të Millëall për vdekjen e portierit Sarkic, dhimbja është rikthyer edhe për ish-sulmuesin që ndërroi jetë për shkak të përkeqësimit të një sëmundjeje të zbuluar së fundmi.

Campbell ishte shtruar në spital për disa javë për shkak të sëmundjes. Arsenali e kujton lojtarin: “Të shkatërruar kur mësuam për vdekjen e të dashurit tonë, Kevin Campbell, një tifoz dhe lojtar i Arsenalit që kur ishte 15 vjeç”.

Lajmi për vdekjen e 54-vjeçarit i ka shokuar të gjithë. Dhe bota e futbollit është bashkuar me familjen e Campbell për humbjen e parakohshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme