Partizani dhe Tirana, kampionët e shtangës

Partizani dhe Tirana, por dhe Evangjeli Veli dhe Briken Calja ishin më të mirët e Kampionatit Kombëtar të të rriturve në Peshëngritje, që për dy ditë rresht është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
157 kilogram në shkëputje dhe 195 kilogram në shtytje, që është njëkohësisht rekord kombëtar për të rritur nga Briken Calja në peshën 81 kilogram. Që i jep ngjyra spektaklit, ndërsa në fakt, edhe për shkak të një dëmtimi në bërryl, është tërhequr nga gara Erkand Qerimaj.
Ndërkohë në peshën 89 kilogram si Daniel Godelli, ashtu dhe Krenar Shoraj, përtej pritshmërive, nuk kanë mundur të bëjnë dot garë për shkak dëmtimesh. Megjithatë Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për të rritur i ka arritur qëllimet e tij, atje ku të gjithë ata që do të përfaqësojnë shtangën shqiptare në arenën ndërkombëtare kanë provuar veten. Mbi të gjitha entuziasmi vjen vetëm nga një emër, Briken Calja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




