Bota e çiklizmi qan legjendën Van Looy, i pari që fitoi pesë

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Belgjika dhe e gjithë bota e çiklizmit ka humbur legjendën e këtij sporti. Në moshën 90-vjeçare u nda nga jeta Rik Van Looy, i pari që fitoi pesë klasiket e mëdha të kësaj disipline, sipërmarrje kjo që më pas u arrit edhe nga Merckx dhe De Vlaeminck.

Belgu ishte specialist i garave klasike dhe njihej si “Perandori i Herentals”. Dy ditë më pas ai do të festonte ditëlindjen e 91-të.

Ai u shpall kampion bote në garat në asfalt në 1960 (Sachsenring) dhe  në 1961 (Bernë). Mes viteve ’50 dhe ’60 fitoi tri herë Paris-Roubaix (1961, 1962, 1965), dy herë Xhiron e Flandrës (1959, 1962), një herë Milano-Sanremo (1958), Xhiron e Lombardisë (1959) dhe Liezh-Bastogne-Liezh (1961). Këtyre triumfeve ai u shtoi edhe sukeset në klasiket origjinale Freçia Vallone, Paris-Tour dhe Paris-Bruksel.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme