Kreu i FIFA-s uron Trump: Do të kemi një Botëror të madh në 2026-ën!
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
“Urime, zoti president! Do të kemi një Kupë të mrekullueshme për klube dhe një Kupë të mrekullueshme Bote në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2026! Futbolli bashkon botën”, kështu shkruan në “X” Infantino, duke iu drejtuar Donald Trump në lidhje me zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




