Shantazh familjes Shumaker…

Pas hetimeve për shantazhin e kryer ndaj familjes së Mikael Shumakerit, është arrestuar edhe shefi i sigurisë së shtëpisë së ish-pilotit të Formula 1. Sipas hetuesve, punonjësi 52-vjeçar ishte pjesë e grupit që kërkoi deri në 15 milion euro nga familja Shumaker për të mos publikuar foto delikate të aksidentit të ish-pilotit të Formula 1.
Rritet numri i personave të përfshirë në çështjen e shantazhit ndaj familjes së Michael Schumacher. Në 24 qershor u publikua lajmi nga Der Spiegel për arrestimin e dy personave, babë e bir, të cilët kishin kërkuar miliona euro për të mos publikuar përmbajtjen e disa dosjeve “jo në interes të familjes”. Por të premten në Ëuppertal u arrestua edhe një oficer sigurie që i përkiste familjes së ish-pilotit të Formula 1, edhe ky në kuadër të hetimeve për shantazhe ndaj familjarëve të ish-kampionit të Formula 1.
Hetuesit besojnë se 52-vjeçari punonte në prapaskenë në këtë skemën e hartuar të shantazhit. Gjatë hetimeve rezultoi se shantazhuesit duhet të jenë ndihmuar nga një bashkëpunëtor i cili kishte “njohuri për jetën personale” të familjes. Ish-oficeri i sigurisë 52-vjeçar, tani i arrestuar, dyshohet se ishte ngarkuar me dixhitalizimin e fotografive private të familjes dhe t’i bënte ato të aksesueshme për Yilmaz T. dhe djalin e tij.
Të dy akuzohen se kërkuan 15 milionë euro për të mos zbuluar foto delikate, që me sa duket i përkasin aksidentit të 2013 që ndryshoi jetën e Schumacherit. Sipas informacioneve, ata i kanë premtuar një komision ish-oficerit të sigurimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




