Alaba do të jetë në “Euro 2024” si… “trajner”

David Alaba, i operuar pak muaj më parë në gju për shkak të dëmtimit të ligamentit të përparëm, do të jetë në Euro 2024. Mbrojtësi austriak i Realit duket se ka pranuar ofertën e bërë nga Ralf Rangnik dhe do të udhëtojë drejt Gjermanisë si pjesë e stafit teknik.
Sipas “Relevo”-s, 31-vjeçari kur ka marrë ofertën ka pranuar menjëherë pasi e ka interpretuar këtë gjest të trajnerit si një vlerësim kundrejt karrierës.
Në fazën e grupeve Austria gjendet në të njëjtin grup me Francën, Poloninë dhe Holandën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




