Fole merimangash, gjak dhe pastë dhëmbësh të përdorur… Griner

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Britnej Griner, e cila u ndalua nga policia ruse për shkak se mbante vaj kanabisi në çantë, u dënua me plot 9 vite heqje lirie në Rusi, por prej tyre bëri “vetëm” 300 ditë.

Basketbollistja amerikane ka dhënë një intervistë për emisionin “20/20” në ABC ku ka treguar muajt e kaluar në burgun në Khimki në rrethinat e Moskës.

“Doja që të vetëvritesha më shumë se një herë në javët e para kur më ndaluan. E vetmja gjë që më shtynte që të rrezistoja ishte familja ime. Mendoja se nëse i hiqja jetën vetes mund të mos i dorëzonin turpin tim, familjes”, tha Griner.

“Qelia ku kam kaluar pjesën më të madhe të kohës kishte fole merimangash dhe gjak. Kushtet nuk ishin njerëzore pasi edhe pasta e dhëmbëve ishte e përdorur”, tregon detaje të tjera basketbollistja.

Për t’i dhuruar lirinë basketbollistes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranuan që ta “shkëmbenin” me Viktor Bout, i cili njihet si “Zoti i vdekjes”.

“Përpara se të më lironin më detyruan që të nënshkruaja një letër, të cilën nuk e kisha shkruar unë. Aty thuhej se falenderoja liderin e madh për mëshirën e treguar kundrejt meje. Në fillim nuk doja që ta nënshrkruaja, por pastaj pranova pasi doja shumë që të kthehesha në shtëpi”, përfundoi Griner.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme