Frenoi Gjermaninë në ‘67, ndërron jetë legjenda e futbollit korçar
Futbolli shqiptar ka humbur njërin prej lojtarëve, të cilët kanë zbritur në fushë në 1967-ën ku dhe i morën një barazim pa gola ekipit të Gjermanisë Perëndimore.
Bëhet fjalë për Teodor Vason, i cili në moshën 82-vjeçare ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas një trashëgimi të madhe në sportin e futbollit.
Heroi i përfaqësueses shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.
Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.
Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë.
Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Ai ka luajtur 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues, si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçarë, sipas statistikave zyrtare të botuara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




