Nderohet ish-futbollisti brazilian, Zico

Ish-futbollisti i kombëtares braziliane Zico dhe ylli i Flamengos është nderuar me një statujë, e cila tashmë është vendosur në Muzeun e Dyllit në Rio. Ajo përfaqëson futbollistin e shquar i cili kontribuoi në arritjen e Seleçaos në vitet 1980. Ishte vetë ish-futbollisti 71 vjeçar që zbuloi statujën dhe tepër i emocionuar u shpreh: “Emocioni i parë është që jam gjallë dhe kam mundësi të shoh një nderim si ky në shtetin tim, në vendin tim, për periudhën e rëndësishme që kam luajtur në futboll. Unë u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që menduan për këtë”. Arthur Antunes Coimbra i mbiquajtur Zico, vëren se futbolli brazilian nuk është më i njëjti me atë që ai luajti në vitet 1980. “Sot ka një ndryshim të madh me kombëtaren e kohës time me këtë të tanishme. Tani shumica e lojtarëve të grumbulluar luajnë jashtë vendit me klube të mëdha. Në kohën time, kombëtarja braziliane përbëhej nga lojtarë që luanin në Brazil”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




