Dani Alves ndalohet nga policia, e akuzojnë për ngacmim seksual

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Dani Alves është arrestuar në Barcelonë me akuzën e ngacmimit seksual. Sipas “La Vanguardia” mbrojtësi i Pumas është prezantuar në një vend ku nuk bëhet publik përballë Mossos d’Esquadra (policia katalanase) dhe prej aty është shoqëruar në komisariatin e lagjes Les Corts, ku ka dëshmuar duke mohuar gjithçka.

Një patrullë policie më pas e ka shoqëruar në gjykatë ku një gjykatës pritet të vendosi masën për futbollistin.

Sipas policisë Alves është ndaluar pasi kundër tij ka ngirutr akuza për ngacmim seksual një grua e cila natën e 30 dhjetorit është afruar dhe më pas ngacmuar nga braziliani në ambientet e diskotekës “Sutton” në Barcelonë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme