Neuer përjashtohet, Bayern eliminohet nga Kupa

Gjermani | 2 vite më parë

Bayern eliminohet nga Leverkusen në Kupën e Gjermanisë. Kampionët e Bundesligës fituan 1-0 në Allianz Arena. Skuadra e Kompany mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 17-të për shkak të kartonit të kuq të dhënë ndaj Neuer për një faull ndaj Frimpong.

Më pas Aspirinat arritën në çerekfinale falë golit të Tella-s, i cili erdhi në lojë në vend të të dëmtuarit Schick dhe shënoi me kokë në minutën e 69-të.

Në ndeshjet e tjera, humbje për Freiburg, i cili u mund 3-1 në fushën e Arminia Bielefeld, klub i kategorisë së tretë. Mbrëmje pa problem për Shtutgartin, i cili triumfoi në Regensburg: 3-0 me golat e Millot (10′), Chase (19′) dhe Woltermade (61′). Werder Bremen buzëqesh në minutën e 94-të, mund 1-0 Darmstadt falë golit të Jung.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme