“Plutokrat, mendon se futbolli i takon vetëm atij”, tifozët e

Gjermani | 2 vite më parë

Ndeshja mes Bajernit dhe PSG-së ishte edhe një ndeshje mes dy filozofive të ndryshme të menaxhimit të një klubi sportiv. Nga njëra anë qëndron skuadra gjermane, e cila ka zero borxhe dhe administrohet nga një bord i zgjedhur prej anëtarëve, ndërsa nga ana tjetër është skuadra franceze, e cila zotërohet nga Emiri i Katarit, i cili investon pasurinë e vet.

Nga shkallët e “Allianz Arena” tifozët e Bajernit kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre përballë skuadrave, të cilat administrohen ndryshe. “Ministër, pronar klubi, mbajtës i të drejtash televizive! Anëtar i UEFA-s dhe Shef i Shoqatës së Klubeve! Futbolli është i imi? Në djall vafsh plutokrati Al-Khelaifi!”, ishte mesazhi i tifozëve të Bajernit për presidentin e PSG-së, Naser Al-Khelaifi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme