Hoakim Lëv për Musialën: I vetmi që i kam premtuar vend fiks

Gjermani | 2 vite më parë

Gjatë një prononcimi për mediet gjermane, Hoakim Lëv tregoi diçka më shumë për vizitën e tij në hotelin ku u akomodua Kombëtarja gjermane e futbollit, ngjitjen e Shtutgartit në Bundesligë, të ardhmen e tij si trajner dhe dhe tregoi një anekdotë rreth Xhamal Musialës.

“Oliver Bierhof dhe unë shkuam në Mynih në pranverën e vitit 2021 dhe patëm biseda me të, natyrisht edhe me nënën e tij. Ai është rritur në Angli, kishte miqtë e tij atje. Kur shkuam ta takonim po mendonte nëse donte të luante për Anglinë apo Gjermaninë. Mund të them me përgjegjësi të plotë se ai është i vetmi që ka marrë një premtim nga unë. I thashë se do të ishte në Kampionatin Evropian 2021 nëse do të zgjidhte Gjermaninë”, tha Lëv.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme