Bayern, dy gola ndaj Hoffenheim dhe -1 nga kreu. Orteku i Dortmund

Gjermani | 4 vite më parë

Bayern arriti një fitore komode, duke mposhtur 2-0 Hoffenheim në një ndeshje të dominuar në pjesën e parë dhe menaxhim të zgjuar në pjesën e dytë. Bavarezët e nisën fuqishëm në Sinsheim, me një shans të dyfishtë për Gnabry. Në minutën e 18-të vjen avantazhi i bavarezëve: spond i Goretzkës dhe prekja fituese e Musialës, i cili arrin 9 gola dhe 8 asistime në një fillim fantastik të sezonit.

Bavarezët janë afër dyfishimit në disa raste dhe e gjejnë në minutën e 38-të: krosim nga Gnabry dhe goditja me kokë e Choupo-Moting për 2-0. Pak emocione në pjesën e dytë, me Bayernin që ul qartë ritmin për të menaxhuar në funksion të Champions League dhe bën shumë ndryshime: ndër të tjera Mané, Gravenberch dhe Tel. Nuk ka shanse të tjera dhe përfundon 2-0: Bayern do të kalojë përkohësisht në një pikë nga Union Berlin, i cili do të përballet nesër me Bochum.

Shënon dhe fiton pastër Borussia Dortmund, pesë gola ndaj një Shtutgarti gjithnjë e më në vështirësi. Jude Bellinghamit i nevojiten dy minuta për të dërguar BVB përpara. Dortmundi dominoi, duke dyfishuar menjëherë me Süle në zhvillimin e një goditje të lirë.

Në pjesën e fundit, Shtutgarti i pambrojtur ndëshkohet edhe nga Giovanni Reyna: amerikani finalizon një aksion dhe është 3-0 për Borussia në pushim. Pokeri shërbehet në fillimin e pjesës së dytë: BVB i vjedh topin Shtutgartit dhe Bellingham e finalizon me një goditje të ulët  duke arritur tetë gola këtë sezon. Kjo nuk është e gjitha, sepse Moukoko shënon golin e pestë të ditës në minutën e 72-të. Prandaj përfundon 5-0, me BVB që ruan vendin e katërt të Bundesligës me 19 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme