Dortmundi, në vend të parë me golin e kapitenit Reus

Tri pikë të arta për Dortmundin ndaj Hoffenheimit. Në Dortmund, verdhezinjtë u imponuan falë golit në pjesën e parë të kapitenit Reus, i cili mundi të gjente rrjetën me një të djathtë të saktë. Një ndeshje që nis me mundësinë për shënim për vendasit me anë të Brandt, ndërsa miqtë u përgjigjën me Angelinon. Por në 16′ ndeshja zhbllokohet papritur.
Reus e merr topin në zonë dhe bën atë që di të bëjë më mirë, kalon skuadrën e tij përpara. Ekipi i Breitenreiter ndikohet nga goditja e marrë dhe përpiqet të kërkojë më shumë në aspektin sulmues. Gjithsesi, mundësitë më të mira janë për vendasit. Pjesa e parë përfundon me avantazhin 1-0 të skuadrës së Terzic.
Në pjesën e dytë nuk ka raste të pastra, edhe nëse në minutat e fundit miqtë janë pranë barazimit. Hoffenheim humbet dhe Borussia Dortmund feston për tri pikët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




