Lewandowski-Bayern, arrihet paqja

Të hënën fotografia në Allianz Arena me të gjithë trofetë e fituar me fanellën e Bayernit, të martën urimi për ish-bashkëlojtarët dhe stafin. Por jo vetëm. Robert Lewandowski e përfundoi vizitën e tij dyditore në Mynih me një intervistë sqaruese në zyrat e drejtorit menaxhues Oliver Kahn dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic.
“Githçka është në rregull. U thashë lamtumirë të gjithëve dhe i falënderova. Nuk do ta harroj kurrë atë që kam përjetuar këtu. Javët e fundit kanë qenë të vështira për të gjithë, por nuk do ta harroj kurrë Bayernin dhe falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre”, tha sulmuesi polak në mikrofonat e ‘Sky Sports’ pas disa javësh deklaratash të nxehta.
“Ishte një kohë e trishtuar, emocionale dhe e vështirë për mua”, shtoi Leëandoëski teksa i kthehet lamtumirës nga klubi bavarez. Pavarësisht “Hala Madrid!”, që e shoqëruan në ardhjen e tij në qendrën sportive të Bayernit, Leëandoëski gjithashtu shpenzoi fjalë dashurie për tifozët: “Ata kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua. Do të doja t’i falënderoja për mbështetjen e tyre dhe për gjithçka që kemi përjetuar së bashku. Tifozët e Bayernit do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”.
“Ishte mirë që Roberti u ndal përsëri në zyrën time. Ne folëm për gjithçka, u ndamë në marrëdhënie të mira dhe do të mbajmë kontakte në të ardhmen. Historia mes tij dhe Bayernit është një histori suksesi: është e veçantë. Ne i urojmë më të mirën për të ardhmen”, tha ish-portieri, Oliver Kahn.
“Robert erdhi në zyrën time për të më përshëndetur dhe biseduam për rreth një çerek ore. Ne rregulluam gjithçka. Robert ka bërë gjëra të mëdha dhe ai gjithashtu e di se çfarë i detyrohet Bayernit. Ne i urojmë atij çdo të mirë për sfidën e tij të re”, deklaroi Salihamidzic.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




