Nagelsmann sulmon Juventusin dhe Serinë A

Gjermani | 4 vite më parë

Lamtumira e De Ligt me Juventusin la disa gjurmë në Serinë A. Pas fjalëve të Bonuccit ndaj holandezit, ka mbërritur “goditja” e Nagelsmann kundër futbollit italian. Duke marrë shkas nga kushtet e formës së ish-mbrojtësit të Ajax, trajneri i Bayernit ka ndezur disa dyshime për intensitetin e stërvitjeve të skuadrave në ligën italiane.

“Kam biseduar me De Ligt pas stërvitjes dhe ai më tha se ishte stërvitja më e vështirë në katër vitet e fundit”, tha trajneri i klubit gjerman. “Në realitet ishte një stërvitje normale, jo aq e vështirë sipas mjekut. Kam dëgjuar se në Itali është e vështirë të mbash formën – shtoi ai -. Me De Ligt sigurisht që do të duhet të punojmë shumë”.

Deklarata që drejtojnë gishtin në nivelin e Serisë A, përgatitjen e sportistëve dhe profesionalizmin e stafit të Allegrit dhe që sigurisht do të ushqejnë kritika të reja në aksin Juve-Bayern. Lamtumira e De Ligt vazhdon të bëjë zhurmë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme