Pushime në Ibiza pas dështimit me Mainz, stuhi mbi Bajernin

Gjermani | 5 vite më parë

Stuhi mbi një grup lojtarësh të Bayern Munichut pas një pushimi të shkurtër në Ibiza, menjëherë pas humbjes 3-1 dhe paraqitjes së dobët kundër Mainz të shtunën e kaluar në Bundesligë. Bayern fitoi titullin e 10-të radhazi, i 32-ti në historinë e tyre, me tre raunde të mbetura më 23 prill. Menaxheri Julian Nagelsmann i qëndroi orarit të tij për t’u dhënë lojtarëve të tij pushim të dielën dhe të hënën, kështu që shumica e skuadrës e shfrytëzoi atë për një qëndrim të vogël në ishullin spanjoll.

Një sjellje që ka ngjallur kritika në shtypin gjerman. Ish-lojtari i Bayern, Lothar Matthaus qortoi lojtarët. Madje, menaxheri i Hertha Berlin, Felix Magath, vuri në dyshim profesionalizmin e lojtarëve të skuadrës bavareze. Drejtori sportiv i klubit, ish-Juve Hasan Salihamidzic, megjithatë, mbrojti lojtarët të dielën, duke thënë se mini-pushimet ishin rënë dakord para humbjes në Mainz si një “mënyrë për të krijuar një grup”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme