Bajerni kërkon të “blindojë” Levandovskin dhe Nojer

Gjermani | 5 vite më parë

Në shtëpinë e Bayern mendojmë për këtë vit, por mendojmë edhe për të ardhmen. Veçanërisht, prej ditësh po diskutohet për rinovimin e Niklas Süles, por edhe raste të tjera që mund të ndryshojnë, në njëfarë kuptimi, fatin e klubit. Presidenti Herbert Hainer foli për këto tema të nxehta, duke iu referuar veçanërisht mbrojtësit, por edhe fatit të Roberto Lewandowski dhe Manuel Neuer.

Siç raporton Bild, numri një i klubit ka thënë: “Sule? Ne bëmë një ofertë, tani i takon atij nëse do ta pranojë apo jo. Natyrisht ne do t’i japim atij një periudhë të caktuar kohe, sepse atëherë duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat, momenti në të cilin ai do të duhet të sqarojë, nuk e di kohën e saktë”.

Për rinovimin e Neuer: “Jam i bindur plotësisht që Manuel Neuer do ta mbyllë karrierën e tij me Bayern. Ai sigurisht mund të luajë edhe për disa vite në nivele të larta. Për mua ai është ende portieri më i mirë në botë dhe unë do të isha i lumtur të njoftoj zgjatjen e kontratës”.

Pothuajse e njëjta gjë për Lewandowskin: “Drejtori ynë sportiv është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët. Kemi ende pak kohë në këtë rast, ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Siç e thashë, do të isha i lumtur nëse do t’i jepte fund karrierës këtu me ne”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme