Bajerni, katër gola Hertës: +6 nga Dortmundi

Bayern është rikthyer në 6 pikë përpara rivalëve të tyre më të afërt Borussia Dortmund: 4-1 në Berlin kundër Herthës. Sfida nisi me një gol të anulluar për bavarezët, që në minutën e dytë me protagonist Tolisso, VAR evidentoi një pozicion jashtë loje. Gjithsesi, francezi do të shfaqet përsëri në minutën e 25-të, kësaj radhe goli është i rregullr. Në fundin e pjesës së parë është Muller që ka dyfishuar shifrat pas një asistimi të Kimmich.
Fillimi I pjesës së dytë flet për kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë, të cilët menaxhojnë lojën dhe arrijnë të gjejnë golin e tretë në minutën e 75-të me anë të Sane. Pokeri final nënshkruhet nga Gnabry në minutën e 79-të dhe, pavarësisht golit të Ekkelenkamp për vendasit, rezultati është kryesisht i siguruar në favor të të besuarve të Nagelsmann, të cilët fluturojnë në majë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




