Levandovski tre gola, Bajerni bën “poker”

Gjermani | 5 vite më parë

Dortmundi thërret e Bayern përgjigjet duke u rikthyer në +6 ndaj verdhezinjve në vendin e parë në renditje. Në ndeshjen e vështirë (të paktën në letër) jashtë fushe kundër një Këlni të mbrojtur nga tre fitore radhazi, ndërsa skuadra e Nagelsmann vjen nga nokauti në shtëpi kundër Gladbach, janë Leëandoëski dhe Tolisso ata që nënshkruajnë një-dy midis 9’ dhe 25’.

Më pas reagojnë vendasit dhe mbyllin diferencën në minutën e 31-të me Uth-in, por VAR kujdeset të anulojë golin për pozicion jashtë loje. Duke i shpëtuar rrezikut, bavarezët administrojnë avantazhin e dyfishtë dhe në fillimin e pjesës së dytë prekingolin e tretë me Musialën që godet shtyllën. Është vetëm çështje kohe dhe një super Leëandoëski  mendon ta mbyllë ndeshjen plotësisht: golat në minutat 63 dhe 74 për tripletën e tij personale, që sjell edhe 23 gola në  Bundesligë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme