Bajerni, “poker” dhe arratisje

Gjermani | 5 vite më parë

Bayern e mbyll vitin kalendarik me një tjetër fitore dhe tenton të “arratiset” në kryesimin e Bundesligës. Kampionët në fuqi shkatërruan një Wolfsburg në krizë rezultatesh me një fitore të pastër 4-0 dhe për momentin kalojnë në +9 ndaj Borussia Dortmundit, ndjekësja e parë. Të besuarit e Nagelsmann-it e ndërtojnë suksesin që në minutat e para: në minutën e 7-të Müller nënshkruan golin e tij të pestë të sezonit në ligë.

Ujqërit përgjigjen menjëherë me Weghorst, i cili gjuan topin e një barazimi të mundshëm te Neuer nga dy hapa larg, gjithçka në kornizën e një mundësie të humbur. Nga ai moment, Bayern Munich kontrolloi lojën dhe pranoi pak ose aspak.

Në minutën e 57-të Sané ndërtoi një aksion të shkëlqyer në të majtë dhe i shërbeu Müller-it, i cili me një kros gjeti goditjen me kokë të Upamecano, i cili shënoi golin e tij të parë me Bayern. Dy minuta më vonë është Sane që firmos për 3-0.

Pak para minutës së 90-të, Lewandowski shënon golin e tij të nëntëmbëdhjetë në ligë (në shtatëmbëdhjetë ndeshje). Është gjithashtu goli i 43-të i 2021-ës, duke mposhtur rekordin e Gerd Müller për golat e shënuar në Bundesligë në një vit kalendarik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme