Alaba nuk pranon rinovimin, kërkon largimin nga Bayern

David Alaba nuk rinovon me Bayern Munchen. Njoftimi erdhi drejtpërdrejt nga menaxheri bavarez, Rummenigge, i cili konfirmoi për shtypin gjerman se lojtari do të jetë i lirë të negociojë me kë të dojë nga 1 janari: “Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të arritur një marrëveshje. Kishim disa bashkëbisedime, por dëshironim një përgjigje nga ai në fund të tetorit. Nuk ndodhi dhe nuk e di nëse do të vazhdojmë negociatat. Ajo që dua të sqaroj është se oferta jonë pasqyroi në mënyrë të përsosur vlerësimin që kemi ndaj tij, por ai nuk e pranoi atë”.
Lista e klubeve të interesuara për kampionin austriak është e gjatë: nga Juve te PSG, duke kaluar te Real Madrid të Zidane dhe Manchester City të Guardiola, pa harruar Barcelonën. Pengesë është paga e lartë që do të kërkojë Alaba: jo më pak se 15 milionë euro në sezon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




