“Kam vetëm 700 euro në llogari”, divorci “shkatërron” Asamoah

Gosip | 2 vite më parë

Kolapsi financiar i Asamoah Gyan vazhdon, i cili filloi pas divorcit të tij me ish-gruan e tij. Ish-lojtari i Udineses, një legjendë e futbollit afrikan, u urdhërua t’i dorëzonte Gifty Gyan (ish-gruas) një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar, një shtëpi në Akra, një pikë karburanti dhe dy makina.

Gjykata vendosi gjithashtu se Asamoah Gyan është babai biologjik i tre fëmijëve të çiftit, duke kundërshtuar pretendimet e ganezit. Ish-sulmuesi dhe ish-bashkëshortja e tij janë përfshirë në një betejë ligjore që zgjati rreth tre vjet, mes akuzave për tradhti dhe dyshimeve për atësinë. Një test i ADN-së hodhi poshtë pretendimet e burrit dhe ai gjithashtu do të duhet të paguajë 2,000 euro në muaj për mbështetjen e fëmijëve.

Siç raporton Daily Mail, situata e tij tani është dramatike: në karrierën e tij Gyan ka bërë investime në pasuri të paluajtshme dhe në botën e muzikës. Asamoah Gyan, sapo i tha lamtumirë Sunderlandit në vitin 2011, ishte ndër lojtarët më të paguar në botë në Emiratet e Bashkuara Arabe (200 mijë euro në javë për katër sezone), Kinë dhe Turqi, duke luajtur me fanellat e Al-Ain, Shanghai dhe Kayserispor.

Tani, raporton gazeta angleze


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme