Kim Kardashian në Bernabeu, djali i saj shoqëron Vinicius në

Një vizitë që sigurisht ishte planifikuar, por që i befasoi të gjithë. Real Madridi ka shpërndarë dje në rrjetet sociale një foto ku portretizon presidentin Florentino Perez në shoqërinë e Kim Kardashian.
“Kim Kardashian ndoqi ndeshjen e kampionatit mes Real Madridit dhe Real Valladolid në Santiago Bernabéu. Në fund të ndeshjes, biznesmenja dhe influencuesja amerikane bëri një foto me presidentin Florentino Pérez”, publikoi më pas klubi spanjoll në faqen zyrtare në internet.
Menjëherë pas kësaj, arsyeja e vizitës u zbulua: Kim Kardashian vizitoi stadiumin Santiago Bernabéu për të lejuar djalin e saj Saint West të shoqëronte idhullin e tij të madh Vinicius në fushë. Një nder që zakonisht u rezervohet fëmijëve të sektorit të të rinjve por që herë pas here u bëhet edhe fëmijëve të “të famshëmve”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




