U akuzua se tradhtoi Moratën me pilotin e MotoGP, reagon Alice

Gosip | 2 vite më parë

Alice Campello ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas spekulimeve që qarkullojnë për ndarjen e saj nga futbollisti Alvaro Morata, disa prej të cilave ia atribuojnë fundin e lidhjes një flirti të supozuar me kampionin e MotoGP dhe të dashurin aktual të Elodie, Andrea Iannone.

Influencuesja italiane i mohoi kategorikisht këto thashetheme, duke u shprehur se nuk e kishte takuar kurrë Iannone-n dhe se këto thashetheme ishin absurde, më pas nënvizoi:

“Herën e fundit do t’i përgjigjem të gjitha gjërave që po shpikin. Ka shumë gjëra të bukura për të bërë në verë, se sa të mendosh për arsyet e ndarjes së dy personave që as nuk i njeh”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme